BallinaPolitikeVarferia eshte armiku i familjes!

Varferia eshte armiku i familjes!

spot_img

Nga Lindita Metaliaj

Sot nafta eshte me shtrenjte.Shqiptaret paguajne me shume, qeveria justifikohet gjithnje e me shume. Thone eshte krize e lufte por nuk thone se si ndikon taksimi i naftes, si ndikon abuzimi me tregun, ne marreveshje me qeverine.
Keta sikur nuk jane ketu,nuk jetojne ketu por ne nje planet tjeter,ndaj nuk kane asnje pergjegjesi, jane vetem per te perfituar, se kur vjen puna per te mbajtur pergjegjesi, ngrene duart lart, e fajesojne te tjeret.
📌Sot ushqimet jane me shtrenjte.Shqiptaret paguajne me shume por qeveria manipulon gjithnje e me shume. Sepse kerkon ti ike pergjegjesise.
Po pse duhet ti ike pergjegjesise, per cfare paguhet qeveria?
📌Nje gjysem treni Shkoder-Laç u vu ne pune, u gezuan njerezit sepse sot i vret edhe bileta e furgonit. Edhe pse ai tren eshte per skrap ,e çfare fryn jashte futet brenda perseri qytetaret udhetojne me te,aq keq ka shkuar puna. Kete realitet nuk e shohin ata qe jane dehur nga luksi, nga pasuria, nga udhetimet. Ju duket sikur nuk eshte ndonje gje e rende. Por ne te vertete eshte teper e rende te llogarisesh kafshaten e gojes dhe buken e femijeve ne fund te dites.
📌I madh e i vogel,te rinj e te reja ngrihen ne protesta, e kryeministri ju thote te keni turp.
Turp pse nuk duan qe te vidhen?
Turp se nuk duan te punojne qe te fitojne qeveria dhe oligarkia?
Ky person mund te jete gjithçka por jo kryeminister dhe jo i shqiptareve.
Sepse nuk sillet si i tille.
📌Qeveri nga banda dallohet nga menyra sesi i shpenzon parate.
Nese i investon per popullin, eshte qeveri.
Nese i shperndan per vete dhe oligarket, eshte bande.
Le ta refuzojme banden,ta refuzojme grabitjen,e grabitesit, ata qe po ndertojne parajsen e tyre mbi ferrin e popullit!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular