BallinaKronikeVrasja e ish-policit Arben Bilali, arrestohet Gjergj Cukali

Vrasja e ish-policit Arben Bilali, arrestohet Gjergj Cukali

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e ish-policit, 50-vjeçarit Arben Bilali në Tiranë, duke vënë në pranga autorin. Burime për ‘Balkan Web’ bëjnë me dije se i arrestuari për vrasjen e tij është 40-vjeçari, Gjergj Cukali.

Ngjarja

Arben Bilali, ish-polici është qëlluar për vdekje me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë, më 30 janar të 2019.

Ish punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Hyundai’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me 10 plumba nga persona ende të paidentifikuar. Viktima ishte ulur në sediljen e pasme të mjetit dhe ka marrë plagë në kokë dhe në trup.

Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.

Për shkak të plagëve të marra ish-efektivi i policisë nuk arriti të mbijetonte edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë rekord. Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Ish-efektivit të policisë, Arben Bilialit, që mbeti i vrarë 9 vite më parë i kanë vrarë edhe vëllain, Leonard Bilalin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular