Mbrëmje magjike te Maqedonia e Veriut. Përfaqësuesja modeste e drejtuar nga trajneri Milevski, e cila ka shumë lojtarë shqiptarë në përbërje, regjistroi një nga befasitë më të mëdha në historinë e futbollit duke lënë jashtë Botërorit, Italinë e Mançinit.
Të kaltërit, edhe pse e dominuan sfidën dhe kishin një mori rastesh, nuk arritën të shënonin, ndërsa në anën tjetër Aleksandar Trajkovski gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca në fundin e ndeshjes.
Një fakt interesant që vlen të theksohet është se lojtari më i mirë te Maqedonia e Veriut sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, ishte mbrojtësi me shqiptar, Visar Musliu, i cili është vlerësuar me notën 8.1.
Pas tij u vlerësuan portieri Stole Dimitreski me notën 8.0 dhe golashënuesi Trajkovski, me notën 7.2.
PANORAMASPORT.AL