Përfaqësuesi Ligjor i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso ka deklaruar se pas vendimit të Gjykates se Tiranes për të njohur ndryshimet e statutit të miratuar nga grupi i Berishës, se nga sot PD do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.
“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe është PD që drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Nuk ka asnjë kërkesë të ish përfaqësueve të Partisë Demokratike për bashkimin e çështjes së Kuvendit të Korrikut me atë të 11 Dhjetorit. Janë dy çështje të ndryshme që janë gjykuar nga gjytqtarë të ndryshëm. Ankimi i paraqitur nga ish-përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk ndikon në Kuvendin e datës 11 Dhjetor.
Nëse duam të flasim për ankimin e famshëm është paraqitur para se të mbaronte afati parankimor. Ky është një ankim që nuk ka bëjë me çështjen e zotit Zhukri. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për bashkim të çështjeve. Vendimi është dhënë ditën e sotme. Besoj që në momentin që merret vendim hidhet në sistem. Do merret një kopje e vendimit që regjistron statutin, simbolet e reja, të logos së PD dhe resgjistrimin e vendimarrjeve. Vendimi ka hyrë në fuqi”, u shpreh Kaso.
Ai deklaroi se KQZ dhe organet e tjera duhet të njohin vulën dhe logon e PD të miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit. “Është një çështje. Tashmë juridikisht selia e PD do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit deri në datën 30 Prill. PD ka vetëm një organ drejtues zyrtar. Sot e thotë edhe gjykata. Nuk e kuptoj kush mundet të mos e ekzekutojë këtë vendim. Ka vetëm një Parti Demokratike.
Ka vetëm një simbol, një flamur dhe një vulë të miratuar në 11 Dhjetor. Qoftë KQZ apo organet e tjera duhet të njohin vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike. Për aventura dhe çmendurira nuk mund të jap përgjigje. Gjykata kishte dy dosje. Kishte edhe dosjen e regjistrit historik. Të gjitha ishin në dispozicion të gjykatës”, deklaroi Kaso.