“Të bashkohemi”. Ky ka qenë mesazhi i Berishës, i cili ka folur sot për herë të parë nga selia e PD.
“Vendimi i Gjykatës legjitimoi më në fund, vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit të PD-së. Vendim të cilat sjellin PD-në si parti të votës së lirë, vlerave konservatore, në themel të saj, parti e orientimit euroatlantik dhe interesit kombëtar. Nuk mohohet se PD kaloi një krizë për shërimin e të cilës është në detyrimin e çdo demokrati të kontribuojë. Pas 6 marsit unë kam marr takime të përditshme me kryetarë të degëve të PD-së, të rretheve të ndryshme të vendit, të cilët gjer më 6 mars nuk kanë mbështetur lëvizjen e nisur. Shpreh kënaqësinë dhe vlerësimin tim se në këto takime kam gjetur angazhimi ne tyre të plotë për të kontribuuar në procesin e bashkimit të PD-së. I kam siguruar dhe i siguroj ata nga kjo foltore se çdonjëri prej tyre ka besimin e plotë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së për të kandiduar për çdo post që dëshiron. Theksoj se statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim”.