BallinaAktualitetShpërthim gjatë natës në Shkodër, i vendoset eksploziv dy bizneseve

Shpërthim gjatë natës në Shkodër, i vendoset eksploziv dy bizneseve

spot_img
spot_img

Policia ka dalë me informacion paraprak mbi dy shpërthimet e fuqishme në qendër të qytetit të Shkodrës të shtunën.

Sipas bluve, dy bizneseve në qytetin e Shkodrës i është vendosur lëndë plasëse e cila ka shpërthyer rreth orës 2:20.

“Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha policia.

Sakaq, Gazetari i Panorama ka mësuar se një nga bizneset që i është vënë lëndë plasëse, është në pronësi të Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD për kryetar bashkie.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në rrugën “Bujar Bishanaku” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në rrugën “28 Nentori”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular