Nuk ka mrekulli të Kombëtares shqiptare në Barcelonë në ndeshjen miqësore me Spanjën. Iberikët fituan 2-1 në minutën e fundit të kohës së rregullt, në një sfidë ku hasën shumë vështirësi, ndërsa kuqezinjtë flirtuan shumë për një barazim historik, por nu kia dolën
Spanjollët dominuan në 45 minutat e para, duke tentuar portën në 3-4 raste të mira shënimi, por Berisha ka qenë në lartësinë e duhur. Kuqezinjtë kanë pretenduar një penallti, ndërsa në fund të fraksionit të parë patën një shans të artë me Cikalleshin, pas pasimit të mirë të Brojës.
E dyta nisi furishëm për vendasit, teksa tentojnë me anë të Rodrit, por është sërish Berisha që bën një tjetër pritje vendimtare. Megjithatë, pak minuta më pas kuqezinjtë arrijnë të ndërtojnë një aksion model, por mungon finalizimi, fillimisht Laçi e më pas Bare.