BallinaKultureRomani "Anja" i Ahmet Prençit një vlerë e shtuar në kopshtin letërsisë!/Nga...

Romani “Anja” i Ahmet Prençit një vlerë e shtuar në kopshtin letërsisë!/Nga Doktor Dritan Korumi

spot_img
spot_img

Nga Dr.Dritan Korumi

– Duke lexuar romanin Anja

“ Çdo histori dashurie është një histori e jetës.
Dëgjuar s’kam që lum i jetës të rrjedh në qetësi”
W.Shekspir
Para 1 viti, z. Ahmet Prenci do të kishte mirësinë të më dhuronte një kopje të romanit. Këtë javë munda ta lexoj. Me dëshirën e mirë, pa e quajtur veten kritik letrar, po ndaj me ju disa vlerësime, duke e ditur se ky roman ka merituar vlerësime nga disa autor të spikatur të letërsisë shqipe.
– E para cilësi që ka ky roman është gjuha e tij e pastër. Estetikisht të fton në lexim. Kjo të bën të mendosh për formimin letrar dhe gjuhësor të autorit. Për këtë arsye, autorin mund ta mendosh të lindur në sejcilën krahinë të vendit tonë- në fakt ai ka lindur në Dibër. Dhe mua mu duk sikur po lexoj një vazhdim gjuhësor të Haki Stërmillit.
– E dyta cilësi, është ftesa që autori ( kreu II )të bën në njohjen e traditës të banesën, modelit të familjes, të mjedisit social ku rritet një djalë- tipizuar në personazhin e Anton Hilës. Duke i vendosur ngjarjet në një qytet të jugut të Shqipërisë, natyrshën lindin analizat krahasuese shoqërore. Kjo bëhet plot finesë, pa moralizim apo stigmatizim- cilësi këto që i mungojn kaq shumë mjedisit tonë jetësor. E ky është gjest emancipues.
– Pa dyshim është emancipuese historia e Antonit dhe Anjës. Në çdo element të asaj historie, ne e pasurojmë mendimin apo veprimin tonë, qoftë ky sentimental apo shoqëror. Një histori dashurie plot të papritura,emocion dhe meditim që shkëlqen me mungesën e saj. Dhe janë analizat medituese apo ekzistenciale që natyrshëm kalojn tek lexuesi- pasi të gjith ne që mendojmë, kemi çtë gjejmë në këtë libër- sidomos për dashurine- për të cilën të gjith e dimë veten të mençur por në fakt sa pak dimë.
— Falë formimit dhe eksperiencave nga detyra të ndryshme dhe me përgjegjësi të lartë shtetërore,që ka pad autori,libri është i pasur me konstatime apo konkluzione jetësore.,që të nxinin mendim.
— Nga dëshira për të qënë i vërtetë, mendoj se ka edhe detaje të panevojshme si marka e cigares, wiskit apo makinës, të cilat jam i bindur që në romanin tjetër do të mungojnë. Duke biseduar me vajzën për librin ajo më pyet: babi,si do ta vlerësoje këtë roman.?unë ju përgjigja- nëse pas disa vitesh, autori do ta rishkruaj këtë roman, jam i bindur se do te ketë më pak faqe.
Me këtë vlerësim,që shpresoj të mikuptohet, po e mbyll postimin tim, duke i uruar autorit,suksese në krijimtari.
P.S. Në foto ka një mesazh- ky roman është një
Vlerë e shtuar në kopshtin letërsisë.!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular