BallinaKryesore“Bashkim me kë?”- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD i përgjigjet Ina...

“Bashkim me kë?”- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD i përgjigjet Ina Zhupës: Donin drejtimin e PD pa Bashën! Tani kanë detyrim të mundin Ramën

spot_img
spot_img

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Alfrida Marku-Dedgjonaj i është përgjigjur deputetes, Ina Zhupa e cila sot bëri disa propozime për bashkimin e demokratëve. Në një reagim, Marku, e cila mesa duket është skeptike ngre disa pyetje.

“Bashkim me kë, me ata që më 8 janar gati në vranë”- pyet Alfrida Marku-Dedgjonaj, e cila thotë se ata që donin drejtimin e PD pa Bashën, tani kanë detyrimin të mundin Ramën.

“Bashkim me kë Ina ? Me ata që më 8 janar gati na vranë? Me ata që demostrojnë gjuhë dhe nivel rruge?! Me ish ministra, drejtorë të përgjithshëm prej të cilëve PD u dënua me 1 milion vota kundër?! Me ata që sillen me një të akuzuar për korrupsion madhor ndaj shtetasve të tij sikurse të mjerët shqiptar adhuronin Enverin dikur?

Donin drejtimin e PD pa Bashën?! Tani kanë detyrim të mundin Ramën (nëse ky ishte qëllimi)”

Po kush janë propozimet e Ina Zhupës?

1- Mbledhjen e perbashket te 52 deputeteve te Partise Demokratike, te votuar nga qytetaret shqiptar për ti përfaqësuare, pa asnjë përjashtim!

2- Mbledhja e pare te zhvillohet vetëm me nje pike te rendit ditës: Situata ne PD! Te dëgjojmë njeri tjetri, te flasim me njeri tjetrin sy me sy dhe jo nëpërmjet ekraneve te televizioneve ku jemi bere ushqimi i përditshëm i publikut qe e ndjek si telenovele!

3- Mbledhja e pare te zhvillohet ne ambientet e kryesisë së kuvendit ku mblidhen edhe grupi te tjera parlamentare po ku edhe grupi jone ne është e mbledhur me raste te caktuara.

4- Mbledhja e pare te moderohet nga deputetja me e re e grupit parlamentar Andia Ulliri dhe mos kete limit kohor ne diskutime. Hierarkite partiake le te zhduket një moment, asgjë e keqe nuk do vij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular