BallinaBotaUkraina: Veprimet e fundit të rusëve në Çernobil vënë në rrezik miliona...

Ukraina: Veprimet e fundit të rusëve në Çernobil vënë në rrezik miliona njerëz

spot_img
spot_img

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk ka akuzuar Rusinë për kryerjen e akteve “të papërgjegjshme” dhe potencialisht të rrezikshme rreth termocentralit të Çernobilit.

Vereshchuk akuzoi Rusinë për transportimin e armëve të vjetra dhe të mirëmbajtura keq pranë termocentralit, të cilat ajo tha se mund të dëmtojnë kontrollin rreth reaktorit të saj të katërt të shkatërruar. Ajo akuzoi gjithashtu trupat ruse për pengimin e zjarrfikësve për të luftuar një numër zjarresh në zonë.

“Në kontekstin e sigurisë bërthamore, veprimet e papërgjegjshme dhe joprofesionale të ushtarakëve rusë paraqesin një kërcënim shumë serioz jo vetëm për Ukrainën, por për qindra miliona evropianë,” tha ajo

Termocentrali, vendi ku ka ndodhur tregjedia më e madhe bërthamore në botë, u mor menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular