Vendi ynë parashikohet që gjatë gjithë ditës të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore.
Sipas MeteoAlb, po ashtu edhe në zonat malore pritet që të ketë reshje të pakta dëbore
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë Celsius deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 35 m/h nga drejtimi jugore duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.