Sot u bë një vit që kur i riu Arjan Sala sakrifikoi veten për të shpëtuar 25 persona pas flakëve që përfshinë një qendër tregtare në Tiranë.
Shqiptarët do ta kujtojnë gjithnjë si hero, por dhimbja ende ka mbetur mes familjarëve. E shoqja Merita e pret ende. E veja e 32-vjeçarit në një intervistë televizive tregon se si rrit e vetme djalin e tyre 4-vjeçar.
“Unë ende pres, pres që të vijë e të trokasë në derë, të futet sërish mes nesh, të kthehet tek unë. Që t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të. Unë dal tek dera në të njëjtën orë dhe pres që ai të shfaqet, njësoj ai atëherë kur kthehej nga puna….”- tregon me lot në sy e shoqja
Një vit më parë, më 27 Mars 2021 u gjet trupi i pajetë i Arjan Salës, pas tri ditësh kërkimi intensive në magazinën që u përfshi nga zjarri.