BallinaKronikePolicia u prish planet 2 shqiptarëve, arrestohen pasi u kapën me 150...

Policia u prish planet 2 shqiptarëve, arrestohen pasi u kapën me 150 mijë euro kokainë gati për…

spot_img

Një  italian dhe dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane ditën e sotme për trafik droge.

Ata u kapën në flagrancë teksa po trafikonin lëndën narkotike,  ndërsa prokuroria ka nisur hetimet e mëtejshme për identifikimin se prej nga furnizoheshin të arrestuarit.

Pas kontrolleve në shtëpinë e 29-vjeçarit italian, iu gjetën rreth 130 gram kokainë, një shufër precize dhe shënime të shkruara me dorë që vërtetojnë veprimtarinë e paligjshme.

Më pas hetimi u fokusua në dy shtetas shqiptarë të moshës 43 dhe 57 vjeç, të dyshuar për përdorim të sasive të mëdha të kokainës.

Shërbimet e shumta të përndjekjes bënë të mundur dokumentimin, gjatë një takimi kalimtar mes të dyve, që u zhvillua në periferi të qytetit të Cuneos, ku me shumë gjasa kishin si synim shkëmbimin e lëndës narkotike.

Në shtëpinë e 57-vjeçarit shqiptar policia gjeti lëndën narkotike të llojit kokainë, prej 1150 kilogramë të fshehura në një kuti si dhe 20 mijë euro të gjitha në kartëmonedha 100 ose 50 euro, të cilësuara si të ardhura nga veprimtaria e tregtimit të kokainës. Nëse kokainë e kapur do të hidhej në treg ajo do të kapte një vlerë me 150 mijë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular