BallinaKryesoreBerisha: Unë non grata? Demokratët kanë folur, Alibeaj flet për një realitet...

Berisha: Unë non grata? Demokratët kanë folur, Alibeaj flet për një realitet që nuk ekziston

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të grupit parlamentar. Berisha tha se do të jetë sërish pjesë e grupit dhe se vendimi për të cilin Alibeaj pretendon është nul i bazuar në të gjitha aktet ligjore.

Sipas kreut të ish-kreut të PD, demokratët janë shprehur me votë për të, si më 11 dhjetor ashtu edhe me 6 mars.

“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në
të gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh logjik. Grupi do të diskutojë, do të ketë mbledhje, është organ legjislativ i PD që do të bëj debate për të gjitha.

Është rast unik që PD të bashkohet me diversitetin e saj. Ka diversitet, që e bën edhe më demokratike PD. Kjo është e vërtetë. (Pyetja: Alibeaj mendon që nuk ndodh bashkimi me një të shpallur non grata) Cilido që mendon bën zgjidhjen e tij, demokratët kanë folur për këtë, kanë folur me 11 dhjetor dhe 6 mars”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular