Dy mjekë dhe një infermier janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia pasi dy netë më parë kanë mjekuar Nuredin Dumanin në Fier. Ata janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi.
“Panorama” ka zbardhur dëshminë e tyre pas arrestimit. Të pyetur nga policia e Elbasanit, mjeket që asistuan në mjekimin e të shumëkërkuarit kanë thënë se janë marrë në banesën ku fshihej Dumani nga një i njohur i përbashkët i këtij të fundit ndaj nuk kanë pasur dijeni për të shkuarën kriminale të të arrestuarit.
Për sa kohë thanë ata që kanë bërë betimin e Hipokratit, nuk mund t’i mohonin kujdesin shëndetësor si “çdo qenie tjetër njerëzore”.
Mjekët, infermieri dhe e dashura e Nuredin Dumanit, 20 vjecarja nga Kosova që jetonte me të në banesën e marrë me qira, pritet të dalin të premten para gjykatës Elbasan ku do t’u komunikohet masa e sigurisë.
Gjate operacionit policor të koduar “Arratia”, finalizuar me datë 29.03.2022 u vunë në pranga shtetasit:
Nuredin Dumani
Henrik Hoxhaj
Mirjetë Hajdini
Julian Mala
Ermal Gjeci
Bledar Berdalli