Rreth 2 mln euro pasuri janë sekuestruar ditën e sotme nga policia e Tiranës.
Dyshimet e para janë se kjo pasuri vinte nga aktiviteti kriminal
Bëhet me dije sipas njoftimit të policise se pronat e luajtshme dhe të paluajtshme i posedonte 34-vjeçari Stivens Alku alias (Geralf Kadriu) alias Serxho Kadriu.
Sipas informacioneve për mediat Stivens Alku është ndaluar në 2009 me 1 kg kokainë në Gjermani, po ashtu është ndaluar edhe në 2006 dhe 2016 për drogë. Në 2019 u ndaluar me 200 mijë euro cash duke hyrë nga Gjermania në Holandë.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro, konkretisht:
• Pasuri (Vile Elitare) me siperfaqe totale ndertim 363.8m2, se bashku me nje siperfaqe trualli prej 1040m2, ndodhure ne Palasë, Himarë Vlorë.
• Pasuri, e llojit Ullishte, me siperfaqe 400 m2, ndodhure Sauk Tiranë.
• Pasuri, e llojit ullishte sipërfaqe 900 m2, ndodhure Sauk Tiranë
• Pasuri (vile) me siperfaqe 100m2 ndodhure Paskuqan Tirane.
• Pasuri e llojit apartament, me siperfaqe 64m2, ndodhure Rruga Elbasanit Tirane.
• 20% te kuotave te subjektit me nipt K31526005Q
• Automjeti, markes BMW X5.
• Automjet i markes tip Audi Q5.
• Automjet i markes Land Rover, model Range Rover EVOQUE.
• Automjet i markes BMW X5.