Një tjetër çështje e bujshme gjatë mbrëmjes së djeshme, kur pritej arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako ishte mos përshtatja kohore, kur u dha vendimi për arrestimin e tij dhe kur u ekzekutua nga Policia e Shtetit.
Në emisionin “Zona Zero” të gazetarit Thimi Samarxhiu, u fol mes të ftuarve për këtë mospërputhje oraresh.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit se kjo çështje kishte shkaktuar një problematikë lidhur me mediet, prokurori Eugent Beci tha se për sa i përket pikëpamjes proceduriale dhe duke ndejtur strikt me ligjin për ekzekutimin e vendimit, nuk ka ndonjë debat të madh për t’u bërë.
Beci:Është një procedurë rutinë në çdo rast dhe për çdo qytetarë. Nuk shoh të natyrshme të diskutohet për një debat kur vendimi përfundimtar është zbatuar.
Sipas tij është tjetër çështje diskutimi se si do të shkojë procedura e hetimit. Herë pas herë ndodhin ngatërresa mes ekspertëve dhe mes vetë-njoftimeve të lajmeve. Në këtë kuadër unë mendoj që nuk është e rëndësishme të shikosh këto detaje.
Samarxhiu: Në dosje nuk kanë rëndësi këto detaje, që mund të përdoren nga avokati?
Beci: Kam përshtypjen që as për opinionin publik, nuk ka rëndësi se me çfarë ka ikur në polici, në këmbë apo me mjet, nuk kapin as thelbin e çështjes.
Por kjo fjali e prokurorit u kundërshtua nga gazetaria Klodiana Lala, e cila thekson se ka pasur një mungesë të theksuar transparence,pasi ajo së bashku me kolegët kanë pritur për 14 orë përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Samarxhiu: Klodiana, si është çështja e gjithë kësaj, sepse u fol që është arratisur, pati një sërë lajmesh që qarkulluan mbrëmjen e djeshme.
Lala: Ndryshe nga zoti Beci që ndalet nga ana procedurale, procuderialisht nuk ka asnjë pengesë ligjore. Unë e shikoj në një aspekt tjetër. Ditën e djeshme ka pasur një vendim të Gjykatës së Posaçme në orën 16:34 minuta, sipas së cilit i ishte dorëzuar vendimi për t’u ekzekutuar. Problemi këtu ka të bëjë me transparencën,ka të bëjë me mënyrën harbute që kanë institucionet tona sepse nuk koordinohen me njëri-tjetrin. Media nuk bëri asnjë gabim. Gazetarët raportuan një fakt dhe fakti është që Alqi Bllako deri në orën 23:00 të mbrëmjes nuk ishte sjellë nga policia në Drejtorinë e Policisë Tiranë, e policia tentoi ta ndryshonte këtë fakt, duke u marr me një njoftim, për mua skandaloz.
Më tej Lala shton se në vend që policia duhet të komunikonte se pas kërkimeve nuk arritëm dot ta gjenim dhe subjekti në fjalë u vetëdorëzua.
Beci: Të thuash që policia për disa orë nuk mundi ta gjente, kjo nuk është profesionale.
Lala: Nuk pres zoti Beci që ta thotë këtë gjë, por njoftimi i policisë thoshte se media ka treguar të pavërteta.