BallinaKryesoreA do e hapë derën e PD për Yuri Kim? Berisha: Të...

A do e hapë derën e PD për Yuri Kim? Berisha: Të kërkojë falje për barin që u serviri demokratëve! Papandreu po rikthehet në politikë pasi pa çfarë bëra unë

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ambasadorja e SHBA Yuri Kim duhet t’u kërkojë falje demokratëve për barin që u serviri. Ai theksoi se dera e Partisë Demokratike është e hapur për përfaqësuesit e vendeve mike

“Për këtë çështje unë jam shprehur. Dera e PD është e hapur për përfaqësuesit e vendeve mike. Zonja Kim duhet t’u kërkojë ndjesë demokratëve për barin që u serviri”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se i fton të gjithë demokratët që kanë investimin e tyre në PD të vazhdojnë të qëndrojnë në selinë blu. “Parrulla për hapjen e partisë ishte për një përpjekje të fuqishme gjatë muajve të ardhshëm që kjo parti të vendosë bashkëpunim me elitën më të mirë brenda dhe jashtë vendit.

Të gjithë demokratët që kanë investimin e tyre në PD i ftoj të qëndrojnë në PD për të investuar më tej në parti”, tha ai.

Berisha nuk e cilësoi kthimin e tij në parti një hap pas, përkundrazi sipas tij është bërë shembull për politikanë të tjerë jashtë vendit. “Papandreu dy muaj më parë vendosi të rikthehet. Mori 3%. Ai kur pa që po kthehet Berisha tha pse të mos kthehem edhe unë”, deklaroi Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular