Situatë alarmante në futbollin italian. Njëmbëdhjetë klube, përfshirë pesë në Serinë A, morën sot aktin e referimit për kundërvajtje administrative nga Prokurori Federal në lidhje me çështjen e plusvalencave fiktive, e cila rrjedhimisht kthehet në gjykim.
Juventus, Napoli, Sampdoria, Xhenoa, Parma, Empoli, Pro Vercelli, Pisa, Kievo, Pescara dhe Novara janë 11 klubet që kanë shitur e blerë lojtarë me vlera shumë më të larta sesa ajo reale e tyre, në mënyrë që të ndikojnë në përmirësimin e plusvalencës.
Rastet e plusvalencave po hetohen paralelisht edhe nga Guardia Di Finanza, që nuk ka dalë ende në një konkluzion, ndryshe nga Prokuroria Federale, që bëri të ditura rezultatet e hetimit.
Për sa i përket penaliteteve ato variojnë nga gjoba të ndryshme në rënie apo përjashtim nga kampionati. Gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim.
PANORAMASPORT.AL