BallinaSocialeDilaver Koçi, emër vlerash të lartë sportive dhe njerëzore, shembull i...

Dilaver Koçi, emër vlerash të lartë sportive dhe njerëzore, shembull i përsosur motivimi për brezat

spot_img
spot_img

Nga Halil Teodori

Jeta nuk e ka privilegjuar njeriun me përjetësi në të gjallët e tij toksor, ajo e ka shpërblyer me frymën, me dëshirat, me ëndrrat dhe pasionet, të cilat duke u bërë forca shtytëse dhe vullnete nxitëse për sfidë, arrijnë të marrin prej shpirtit të tij dimenionin e përjetësisë. Është kjo forcë, është ky pushtet që na përcakton rrugën që do të ndjekim, majet që do të ngjitim, nderet, me të cilat do të vlerësohet puna dhe përpjekja jonë për të merituar përjetësinë. Është pikërisht ky cak, ky prag, ky dimension, ai që ka marrë emrin dhe shpirtin e të të shtrenjtit tonë, për ta lartësuar në altarin e kujtesës, respektit dhe mirënjohjes.

Këto ditë maji, në këtë muaj të madhërueshëm të sakrificës, sprovës së besimit dhe devocionit, është shuhet Dilaver Koçi, njeriu i mirë dhë një emër që shënjoi kontribut të vlertë në sportin e mundjes së ekipit të Partizanit. Puna dhe djersa, përkushtimi dhe pasioni, talenti dhe sfida e shpërblyen atë me çmime e medalje, duke e vendosur emrin, Dilaver Koçi, në panteonin e atyre që vunë nga një gurë në krenarinë e sportit.

Ai, erdhi për të jetuar një jetë dhe në këtë përmendore që e ngriti me më të mirën nga vetja ai u bë një njeri i për respekt, për kujtesë dhe për mirënjohje. Sepse është shembulli i tij, është gjithçka ai ishte dha, ajo që jetësoi tek ne të gjithë, ne që jetuam me të, ajo që mbeti dhe ajo që do të dëshmojë nëpërmjet kujtesës.

I tillë ishte Dilavet Koci, i cili u nda nga jeta më 15 Maj 2019. Ai që iku dhe la gjithçka kishte më të shtrenjtë, për të merituar pavdekësinë, ishte prej atyre që kontribuan me pasion dhe përkushtim si në displinën e sportit ku ata u përfshinë ashtu edhe në pjesën tjetër po kaq të rëndësishme, të veprimtrisë jetësore. Ai, Dilaver Koçi diti të ishte, të bënte dhe të jepte si shumë të tjerë vlera dhe cilësi, të vendoste standarde dhe të propozonte modele përkushtimi. Dhe këtë ai e arriti me urtësi dhe maturi, me përkushtim e vetëmohim, me mish e me shpirt. Dhe e gjitha që të kontribuonte pa kursim dhe me vendosmëri, me punë dhe djerës për sportin.

Ai la pas shume mbresa, sepse ishte mbi të gjitha një humanist i pashembullt, një njeri i mirë dhe kjo padyshim është një cilësi që duhet vleresuar dhe të bartet si element në kujtesën e emrit dhe veprës së tij.

Dilaver Koçi u lind në Lejcan të Dibrës, në vitin 1933, në një familje me tradita atdhetare dhe patriotike. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje. Ishte një nga nxënësit më të përgatitur dhe me paraqitje shembullore në përgatitjet mësimore. Më vonë u vëndos në Tiranë, ku midis të tjarave u përkushtua sportit të mundjes, i atashuar me ekipin e Partizanit.

Vepra e tij dëshmon dhe vërteton katërcipërisht, jo vetëm origjinën dhe përkushtimin e tij të palodhur, por dhe ballafaqon atë me të drejtën dhe detyrën e secilit nga ne, për të bërë dhe për të dhënë më të mirë në emër të vlerave dhe traditës, në emër të kombit dhe flamurit, në emër të etërve dhe amanetit.

Por, pikërisht, atëherë kur ai kishte dëshire të jetonte më shumë dhe të rijetonte në gjithçka magjinë e të bukurës, krenares, të shijonte gjithë këto të mira që i solli puna e ndershme, Dilaveri shuhet si një qiri. Vdekja e ndalon atë, por pa mundur të bëjë zap vërshimin e atij lumi të furishëm nderi, respekti dhe mirënjohje, të cilën ai e mëkoi kudo ku ishte dhe kudo që ai dha më të mirën nga vetja. Ndarja nga jeta nuk na e merr të gjithin me vete Dilaver Koçi. Ai është këtu, në gjithçka që ai la gjurmë përkushtimi dhe mirësie. Na la diçka të shtrenjtë tek të gjithë ne që e njohëm dhe të gjithë ata që ishin pjesë e afërt e jetës dhe veprës së tij. Dilaver Koçi na la një kontribut shumë të çmuar në sport, disiplinën ku ai u përfshi, mundja, të cilën e rriti me pasion e përkushtim. Dilaver Koçi na lë gjithashtu kujtimet që i endi me më të mirën dhe më të virtytshmen e tij. Ai na la imazhin e një fisniku që ikën dhe rivjen për të qenë gjithnjë ai, ai që ne kemi njohur, ai që ne kemi dëshiruar, ai që në kemi dashur dhe respektuar.

Dilaver Koçi iku, për të mbetur gjithnjë mes nesh, me më të dashurit e zemrës. Por jeta kështu është. Ai iku për të mbetur dhimbje dhe pikëllim, boshllëk dhe mungesë te fëmijët që i deshi aq shumë, nipa e mbesat, bashkëshorten, tezen time, Naimen, miqtë, shokët e dashamirës të shumtë nga gjithkah, ku atë e njohën si njeri dhe si vepër njerezore dhe sportive.

Dilaver Koçi ndërroi jetë më 15 maj 2019, për të mbetur gjithnjë i gjallë në kujtesë, jo vetem në vendlindjen, në Diber, por edhe në gjithë Shqipërinë e vlerave dhe mirënjohjeve.

****

Dilaver Koçi lindi në Lejcan të Komunës së Ostrenit në Dibër.

Lejcani është një fshat kodrinorë ku si një prej vlerave më të çmuar të kësaj bukurie mund të përmendim resurset natyrore, trashëgiminë mbresëlënëse kulturore dhe përzemërsinë e njerëzve.

Përgjatë rrugës së re në anë të rrjedhes se lumit të Okshtunit nga e djathta  shtrihet Lejcani. Historia është e lashtë. Dëshmime të ndryshme, të vërtetuara përmes faktesh bindëse, bëhet fjalë se banorët e këtushëm janë autokton.

Përballë fshatit në anën lindore të tij gjendet fshati Kojovec, me një kala të lashtë, rrënojat e së cilës dëshmojnë për qëndresën që këto banorë i kanë bërë hordhive të barbarëve. Në qindvjeçarin e kaluar ka funksionuar dhe një hidrocentral i vogël që jepte dritë për një pjesë të banorëve, natyrisht familjeve të privilegjuara. Lumi gjatë dimrit është pothuajse i pakalueshëm, për shkak të reshjeve të shumta që bien dhe prurjeve që sjellin përrenjtë. Por në stinën e verës, këtu natyra dhe panorama piktoreske garantojnë mundësinë e një atraksioni vërtetë çlodhës, për banorët, të rinjtë, por edhe për ata që duan ti dhurojnë vetes një mundësi ndryshe relaksi.

***

Shtëpi dy-tre katërshe, të mbuluara me tjegull, diku-diku rrasa guri, pothuajse të ndërtuar të gjitha në 100-vjeçarin e kaluar, disa prej këtyre shtëpive janë rinovuar por ka dhe nga ato që kanë nisur të dëmtohen seriozisht, për shkak se banorët janë shpërngulur në Tiranë mbas viteve ’90, duke i lënë ata pa mirëmbajtje. Shkolla 8-vjeçare dhe ajo e ciklit të ulët, kanë funksionuar gjithë kohën në këto anë. Fshati, ekonominë e saj e ka mbështetur tek resurset bujqësore dhe blegtorale dhe punës së banorëve duarartë për ndërtimtari. Specifika e veçantë e natyrës ka dhe dhe banorin e saj në këtë habitat, që është dhija dhe delja. Fruta të shumëllojshme, si rrushi, qershia, molla, mani, dardha, pjeshka, arra, geshtenja, etj., e shtojnë bujarinë e natyrës dhe duarve të palodhura të punëtorëve në këto anë. Disa kultivarë të frutikulturës për arsye të kushteve më të favorshme atmosferike piqem më shpejt, duke e bërë këtë vend të privilegjuar.

Po kështu dhe zarzavatet dalin më herët me prodhimet e tyre. Dimrave, si kudo në lartësitë e relievit malor, bora troket me putrat e saj të bardha, por zemra e ngrohtë e këtyre banorëve dhe klima e përcjellin më herët bardhësinë, për t’i lënë vendin pranverës që vjen e begatë, shumëngjyrëshe dhe prehërplotë.

Lumi qe vjen nga Okshtuni dhe burimet i ka ne Borov, është i pasur më peshk të llojit troftë, me një shije karakteristike që e bën atë shumë të veçantë dhe të preferuar.

Golloborda, është më e themeltë dhe më e plotë në të qenin thesar ngase, ky prehër natyre ka përkundur dhe lartësuar në kujtesën e brezave njerëz të urtë dhe punëtorë duarartë, të lidhur gjithmonë me punën. Ndërtimet me prirje të një stili arkitekturor të vjetër muzeal, janë lartësuar bashkë me vitet në këto anë. Vetë Kocajt, kanë vlerat e tyre të padiskutueshme.

Ai, Dilaver Koçi, të cilin e kujtojmë me përulësi dhe respekt, ishte nga këto anë, ishte i dalë nga kjo mrekulli, ishte pjesë e këtij thesari tradite dhe kujtese, kësaj historie trimërish dhe qëndres. Ishte ai dhe shumë të tjerë që si Dilaver Koçi, i dhanë këty vlerave dhe traditave një pasuri të çmuar, besimin se edhe ata mund dhe do të ishin pjesë e kësaj krenarie, mirësie e kësaj bukurie, do të ishin vetë amaneti i këtij trualli.

I përjetshëm qoftë kujtimi juaj, Dilaver Koçi. Emri dhe vepra juaj qoftë e pavdekshme, kontributi dhe rezultatet tuaja u bëfshin model frymëzimi dhe motivim për të gjithë ata që kanë vendosur që krahas veprimtarive të ndryshme, ta oasurojnë jetën dhe emrin me vlreta e sfidës së sportit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular