BallinaOP EDTë qeverisim me shkencë dhe jo të mbajmë sytë nga Plakat e...

Të qeverisim me shkencë dhe jo të mbajmë sytë nga Plakat e Prillit

spot_img
spot_img

Nga Agron Duka

Rezerva hidrike në Drin këtë vit u reduktua në mënyrë drastike. Nuk duam gjykojmë se ka një shpërdorim dashakeq, por qeveria ka ecur me idenë se “do të bjerë shi, s’ka ku të vejë”. Ndaj sapo nisën shirat modeste të këtyre ditëve, që njihen si Plakat e Prillit, nuk munguan edhe postimet e gëzueshme nga qeveria, që më në fund ra shi…
Ne nuk jetojmë në Afrikë, dhe na duhet të bëjmë edhe rite lutjesh, që Zoti të na lëshojë shi. Megjithatë klima ka ndryshuar shumë. Studimet tregojnë qartësisht së reshjet po reduktohen. Ato bien në mënyrë të çrregullt në kohë dhe në vende të ndryshme. Diku ka thatësirë e diku përmbytje. Vera është bërë më e gjatë dhe më e thatë, e dimri më i butë.
Shiu i rrëmbyeshëm që bie në pak kohë nuk krijon rezerva për ujërat nëntokësore, ai nuk përthithet nga toka, përkundrazi e gërryen atë. Për pasojë lumenjtë dhe përrenjtë kanë më pak ujë gjatë gjithë vitit.
Çfarë bëmë ne?
Ndërtuam mësivisht HECE në çdo përrua e grykë mali, duke devijuar rrjedhat e ujit. Por në verë këto rrjedha thahen thuajse fare.
A nuk duhej ti ishim drejtuar energjisë diellore?
Përse nuk iu referuam studimeve që kanë bërë të tjerët për prishmëritë mbi sasinë e reshjeve, para se të jeponim lejet për mbi 400 HEC-e?
Përse nuk u bënë studime për të parë nëse këto HEC-e kanë më shumë impakt ekonomik nga energjia që prodhojnë, apo kanë më shumë impakt mjedisor duke mos shkatërruar natyrën?
Ndaj, ne në PAA mendojmë që ti referohemi më shumë shkencës, në mënyrë që të mos mbetemi në mëshirën e Plakave të Prillit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular