BallinaKronike"E njihja me emër tjetër"/ Zbardhet dëshmia e të dashurës së Nuredin...

“E njihja me emër tjetër”/ Zbardhet dëshmia e të dashurës së Nuredin Dumanit, vëllezërit kosovarë e presin jashtë gjykatës

spot_img
spot_img

E dashura kosovare e Nuredin Dumanit, që u arrestua së bashku me të, ka dalë sot në Gjykatën e Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë.

20-vjeçarja Mirejetë Hajdini ka deklaruar se nuk kishte dijeni që “serial killer” kishte probleme me ligjin, ndërsa shtoi se ai i ishte prezantuar me emër tjetër. Ajo tha para togave të zeza se Nuredin Dumani e kishte gënjyer për identitetin e moshën, si edhe “do të martoheshin së shpejti. E reja thotë në një moment se pasi filluan të jetonin bashkë, kishte parë se Dumani mbante armë me vete.

Ajo shpjegon se kur e kishte pyetur se përse mbante armë ai i ishte përgjigjur: “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”. “Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin. E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”, rrëfeu 22-vjeçarja.

Ndërkohë, dy vëllezërit e Mirejetë Hajdinit mësohet se kishin ardhura nga Kosova dhe kanë qëndruar jashtë gjykatës në pritjes të masës për motrën e tyre.

Prokuroria e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndaj 20-vjeçares. Ajo akuzohet për armëmbajtje pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese e municionit, si dhe përkrahje e autorit të krimit.

Dëshmia e plotë:

Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar që  është me shtetësi kosovare. Në muajin prill të vitit 202 1, me shoqërinë e saj ka qenë tek lokal  “G***” në Gjilan.  Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas të tjerë. Njërin nga ata e njihte dhe quhej Sh.Z dhe është nga Gjilani.

Ai ka një qendër poligoni në Gjilan dhe familja  e tij është disi e njohur në Gjilan. Kurse djalin tjetër që ishte me Sh. ishte hera e parë që e shihte dhe nuk  e njihte.

Atë ditë në lokal ky djali tjetër  i  ka  folur  dhe  i  kërkoi numrin  e  telefonit. M. ia  ka  dhëne  numrin  dhe që atë d i të  filluan  të  komunikonin  nga  telefoni.  Ai   kishte një numër celulari të Kosovës dhe jo të Shqipërisë, por nuk e  mban mend numrin.

Ai i është prezantuar me emrin  Arvit  Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej  në  Kosovë  për punë, ku i ka treguar edhe një letër njoftim apo kartë identiteti,  ku emri ishte vërtete  Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Letër njoftimi që i ka treguar nuk e di se cilit shteti i përkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Pasi k ishte kaluar afro 1 muaj e gjysmë që  nga  dita  që  u njohë n dhe që takoheshin shpesh, thuajse çdo dite, Arviti kërkoi që lidhja e tyre të bëhej serioze dhe donte të takonte prindërit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan të bashkëjeton in në një banese me qira në Gjilan.

Arviti i ka treguar që familjen  e  tij  e  kishte në  France  dhe  për  ketë  arsye  nuk mund  ta  takonte.   Kur  kane filluar  të  bashkëjetojnë, ajo ka vene re që Arviti mbante armë zjarri me vete, gjithmonë arma ka qenë e njëjtë.

Arma ishte e zezë dhe kur dilnin a i e mbante në brez e kur vinin në shtëpi ai e linte në dhome. Kur e ka pyetur se përse mbante arme ai i është përgjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish këto”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular