Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në stacionin e trenit. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar 4 persona.
Raportohet se nga të shtënat nuk ka pasur viktima.
Uniformat blu po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.