Një i burgosur i Shën Kollit ka humbur jetën sot në spitalin e Lezhës, pasi ka nisur të ndihet keq në ambientet e përshtatura për këta persona në IEVP Shënkoll.
Besnik Spaho, i datëlindjes 14.09.1969, ishte dënuar në vitin 2015 me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë, neni 79/c-22 i Kodit Penal. Mjeku i gatshëm i IEVP ka njoftuar në orën 15.48 minuta se pacienti po ndihej keq
Në orën 16.05 i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16.15. Si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak. Materialet i kaluan organeve të tjera për procedura të mëtejshme.