Ish-deputeti socialist Alqi Bllako u arrestua një ditë më parë në lidhje më çështjen e incineratorëve. Ditën e sotme, 2 prill Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-deputetin i cili akuzohet për shpërdorim detyre e korrupsion. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu në një intervistë në RTV Ora me gazetaren Lili Saraçi u shpreh se askush nuk mund të bëjë asgjë pa lejen dhe dijeninë e kryeministrit Rama.
Balliu: Alqi Bllako është njësoj si të arrestosh një roje parkingu se u vodh banka ngjitur. Koncepti se Rama nuk di gjë se është përgjegjësi personale, në PS nuk martohesh dot pa lejen e Edi Ramës. Marrin lejen e Edi Ramës, nëse është dakord ai ecin përpara, jo më të vjedhin paratë pa lejen e Edi Ramës. Këta nuk hyjnë dot në zyrë pa marrë leje te ai, as nuk hyjnë dhe as nuk dalin dot pa marrë leje te Edi Rama. Edi Rama i thoshte një ministri të vet “pse ke dalë ti në kafe me atë se ai është kundër nesh.”
I kishte bërë video se kishte dalë në kafe me dikë tjetër. Këtij do t’i marrin paratë këta? Ky nuk le asnjë grimcë në PS të lëvizë pa lejen e tij, jo më paratë, ai është i sëmurë me paratë. Ai shpiku gjithë “Air Albanian” vetëm për të marrë një charter privat. Ai është i sëmurë për paratë, i pangopur. Nuk ngopet kurrë. Për sa kohë të jetë Rama aty do të ketë vjedhje. Taksat e qytetarëve rriten sepse krijohen gropa në buxhetin e shtetit, krijohen gropa nga vjedhjet që bën Edi Rama dhe ato gropa duhen mbushur me taksa.
Arrestimi i Bllakos 9 orë me vonesë
Balliu: Shpesh herë me efektivët e policisë abuzohet shumë, nuk e ka fajin policia e shtetit, nuk e ka fajin efektivi i thjeshtë se nuk e drejton ai policinë e shtetit. Është kupola e policisë e cila ka problematika, është militante dhe në shërbim të Edi Ramës.