BallinaKryesoreMbi 45 FOTOT/Kulla "Hupi" si histori suksesi, bujtina që po zhvillon turizmin...

Mbi 45 FOTOT/Kulla “Hupi” si histori suksesi, bujtina që po zhvillon turizmin në Bulqizë

Nëse doni një përvojë të vërtetë tradicionale në malet e Shqipërisë, ky është vendi më i mirë për ju! Turizmi malor dhe kulturor që ofrohet nga bujtinat e familjeve veriore njihet për mikpritjen dhe bujarinë e tyre të madhe. Por kujt mund t’i kishte shkuar ndër mend se në Bulqizë, në fshatin Lepurakë,në këtë cep të kësaj qyteze të vogël, do të ndodhej një bujtinë që pret mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

Turizmi dhe mikpritja bujare në Bujqizë

Turizmi malor dhe kulturor që ofrohet nga bujtinat e familjeve veriore njihet për mikpritjen dhe bujarinë e tyre të madhe. Nëse ka një zonë që mund të konsiderohet si histori suksesi kur vjen fjala për impaktin që sjell në një rajon të pa avantazhuar në zhvillimin dhe rigjallërimin ekonomik e social të saj, është sipermarrja e re e bujtinave në qarkun e Dibrës dhe vecanerisht Kulla Hupi ne Bulqize. Në këtë turizëm përfshihet dhe ekoturizmi, sepse janë pikërisht këto mjedise që servirin një natyrë të pastër dhe të pa cënuar ekologjikisht.

Ne kohe rekord eshte mundesuar dhe shndërruar gradualisht kulla e vjetër 200 vjecare e të të parëve të tij në një Bujtinë tradicionale që shpalos vlerat kulturore dhe gastronimike të zonës, në mënyrë që të ofrojë akomodim dhe ushqim për turistët vendas dhe të huaj.

Buke e kripe dhe zemer

Në bujtinë ofrohen disa produkte tradicionale të zonës si mollë,kumbulla, dardha, lajthi, qumështi dhe nënproduktet e tij, mishi dhe veza e freskët, peshku i lumit, rakia e thanës e shumë produkte të tjera të zonës të cilat Juliani pjesën më të madhe  i siguron nga kopshti i tij dhe një pjesë nga fermerët e zonave përreth, produkte të cilat shquhen për cilësinë dhe vlerat që ato mbartin.

Kulla shekullore Hupi, 🏡 bujtinë në fshatin Lepurakë në Bulqizë, Dibër, Shqipëri.


Një kullë me histori e traditë, tre herë e djegur në luftëra në historinë e saj 200 vjeçare, me dhomat e luftës dhe frëngjitë origjinale (dritare të vjetra për vendluftime në të kaluarën), që ofron ushqimin tradicional 🐓🍐🍞🍗🍄 dhe natyral 🥘🥛 të zonës.

Shërbim dhe eksperienca të veçanta 🚗 për të përjetuar parajsën në tokë 🌳🌺 , në mes tyre edhe çiklizmi malor 🚵‍♂️, një aktivitet i rëndësishëm shtesë gjatë pushimeve të vizitorëve.

    

Në bujtinë ofrohen disa produkte tradicionale të zonës si mollë,kumbulla, dardha, lajthi, qumështi dhe nënproduktet e tij, mishi dhe veza e freskët, peshku i lumit, rakia e thanës e shumë produkte të tjera të zonës të cilat Juliani pjesën më të madhe  i siguron nga kopshti i tij dhe një pjesë nga fermerët e zonave përreth, produkte të cilat shquhen për cilësinë dhe vlerat që ato mbartin.

    

Tek Kulla Hupi do gjeni nje vend te bollshem per parking makinash

Ju mirepresim tek Kulla Hupi

Kanalet tona ne rrjetet sociale

1- Na gjeni Instagram kulla jupi

2 – Ne facebook Kulla Hupi

3 – Ne booking Kulla Hupi 

Per cdo pronotim apo informacion ky eshte edhe nr i cel +355 068 83 73793

Email: [email protected]

Kjo eshte adresa ne google map e Kulles Hupi

 
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular