BallinaAktualitetGerti Bogdani: Shqiptarët do të marrin lajme nga takimi i Bashës me...

Gerti Bogdani: Shqiptarët do të marrin lajme nga takimi i Bashës me CDU/CSU. Ja qëndrimin i Gjermanisë

I ftuar në studio ditën e sotme te Fax News ka qene Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë për Partinë Demokratike, Gerti Bogdani.

Në një bisedë në studio ditën e sotme me gazetaren Klaudja Karabolli, Bogdani ka shprehur qëndrimin e tij për vendimin e Holandës. Duke dhënë kështu ide se si duhet lexuar kërkesa e kësaj të fundit ditën e sotme për rikthimin e vizave me Shqipërinë në KE.

I pyetur se sa në rrezik është vendi nga rikthimi i vizave, apo dhe për përgjegjësit që mban qeveria, Bogdani sqaroi se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një qeverisje jo të mirë.

Në 6 vitet e fundit të qeverisjes Rama ky është lajmi më i keq që kanë marrë qytetarët. Unë shpresoj që KE të mos ta marrë parasysh. Kjo është një liri me zor e fituar dhe fatkeqësisht sot është në rrezik por jo prej Holandës.

Përgjegjësia e Shqipërisë është maksimale kundrejt këtij veprimi. Krimi i organizuar me prejardhje nga Shqipëria është rritur me 600-fish. Qeveria shqiptare i ka fuqizuar këto banda dhe i ka veshur me pushtet, kështu që përgjegjësia bie mbi qeverinë. Dhe ndaj vjen ky veperim nga Holanda.”

Ndërkaq ai ka vijuar më tej duke treguar se çfarë ndodh nëse nisin procedurat për diskutimin e rikthimit të vizave.

Do të ketë bëjnë hetim dhe diskutim të plotë. Do të diskutohet gjithashtu dhe me vendet e tjera anëtare. Unë mendoj që në qoftë se në Shqipëri ndryshon vullneti i qeverisë do të kishim një argument për tu mbrojtur në KE. Duhet të ketë një ndryshim rrënjësor në mënyrë që shqiptarët të mos u kthehen viteve të kaluara. Një shuplakë ekziston gjithashtu dhe nga vendet si Franca apo Gjermania e sidomos për azilkërkuesit.

E ndërkohë një nga problematikat që ka shprehur Holanda është dhe numri i lartë i azilkërkuesve të cilët përdorin kufirin shqiptarë për të shkuar në vendet e tjera të Europës.

“Nuk është i pavend si shqetësim, sepse ne jemi të gjithë koshient që Shqipërinë e kanë braktisur një numër shumë i lartë njerëzish, njerëzit më vital. Të rinjtë, të shkolluarit dhe ata me një vend pune. “

Gjatë bisedës Bogdani ka folur dhe për CDU/CSU për të komentuar kështu se kë mbështesin dy partitë Gjermane, apo dhe për takimin që pritet të ketë Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

Politika funksionon si në të gjitha vendet. Ajo që është e rëndësishme janë letrat të cilat vijë zyrtarisht dhe jo statuset e Twitterit. Kështu që qëndrimi zyrtarë është ai që ka ardhur me shkresë zyrtare. Në këtë rast qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qartë në vendime të tilla.

Ndërkohë që sa i përket takimit që ka Lulzim Basha dhe Ilir Meta janë dy takime të ndryshme, do të ketë lajme nga ky takim. Në datat 3 dhe 4 qershor lajmet do të bëhen të qarta për publikun Shqiptarë.”

Në fund të fjalës së tij Gerti Bogdani ka komentuar dhe pozitën e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërtimet pa leje  apo dhe reagimit për Unazën e Re.

Dhënien e lejeve të ndërtimit mund ti ndaloj kryebashkiaku qe lufton betonin dhe vetëm ai mund ta beje nje gje te tille. Erion Veliaj ka dhene leje me shume se Sali Kelmenti, ALbert Brojka dhe Lulzim Basha se bashku.

Veliaj premtoi se nuk do të ndërtohej asgjë në fushatën e tij elektorale dhe ai nuk e mbajti aspak fjalën.

Po përveç lejeve të ndërtimit janë shtuar dhe parat të cilat janë të hedhura në biznesin e ndërtimit, të cilat mund të jenë para nga burime të errëta.

Sa i përket komentit të Erion Veliajt për projektin e ‘Unazës së Re’ka disa muaj që vijon kjo gjë, por nuk do të realizohet. Kryebashkiaku nuk është në shërbim të qytetarëve të tij por në shërbim të oligarkëve. Ai nuk e vret mendjen për korrupsionin dhe as për qytetarët e tij.

Do ti dobësohen pozitat e Veliajt në mandatin e dytë por kjo mund të ndodhë në një kohë që do të kishim një Prokurori funksionale dhe legjitime gjë që nuk e kemi.”

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular