BallinaAktualitet1 Qershori/Liri Berisha feston me fëmijët në Tropojë, Besnik Dushaj: Faleminderit për...

1 Qershori/Liri Berisha feston me fëmijët në Tropojë, Besnik Dushaj: Faleminderit për dhuratat dhe mbështetje materiale

spot_img
spot_img

Presidentja e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, znj. Lirie Berisha ka qenë sot në Tropojë, ku me rastin e festave të 1 Qershorit ka marrë pjesë në festimet e fëmijëve të Kopshtit nr 2 në këtë qytet, ku dhuroi për fëmijët e këtij kopshti, krevate, dyshekë, batanije, çarçafe si edhe lodra për fëmijë. Gjatë fjalës së saj, znj, Berisha shprehu gatishmërinë për ti ardhur sërish në ndihmë fëmijëve tropojanë. Ndërkohë që në një postim në profilin e tij në facebook, kryetari i Bashkisë Bajram Curri, Besnik Dushaj, ka falenderuar znj. Berisha për dhuratën e bukur që u bëri fëmijëve të qytetit.

Statusi i Besnik Dushajt kryebashkiakut te Tropojes

‘Të dashur miq, sot, kishim kënaqësinë të mirëpresim në Tropojë Presidenten e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë, Dr.Lirie Berisha, me të cilën morëm pjesë në festën e 1 Qershorit të organizuar nga fëmijët e kopshteve të Bajram Currit. Me këtë rast Znj. Berisha dhuroi për fëmijët e kopshtit nr. 2 krevate, dyshekë, batanije, çarçafë, si dhe lojëra për fëmijë. Une e falenderova Znj. Lirie Berisha dhe Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë për ndihmën e dhënë dhe për gatishmërinë e tyre për t’i ardhur përsëri në ndihmë Tropojës dhe vogëlushëve tropojanë. Vizita e Znj.Berisha dhe ndihma e saj për fëmijët e kopështit nr. 2, të rikonstruktuar para pak ditësh, ishin me të vërtetë një dhuratë e bukur.:”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular