Mat – Një elektricist është goditur nga rrufeja në fshatin Midhë të Burrelit. 61-vjeçari raportohet se ishte duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatin Midhë dhe dyshohet se nga shkarkimi atmosferik ka rënë më pas në kontakt me energjinë elektrike.
Pas mjekimit në spitalin e Burrelit, S. Gj., është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .
Njoftimi i policisë
Më datë 07.04.2022, rreth orës 23:05 në urgjencën e spitalit Burrel, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi S. Gj., 61 vjeç, banues në Komsi Bashkia Mat ( elektriçist) i cili duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatim Midhë, dyshohet se nga shkarkimi atmosferik të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Shtetasi S. Gj., është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën . Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.