BallinaKryesore“S’punon, ikën nëpër lokale, pi birra e bën qejf”/ E ëma lë...

“S’punon, ikën nëpër lokale, pi birra e bën qejf”/ E ëma lë në mëshirë të fatit 7-vjeçarin, fëmija: Fle jashtë, s’kam frikë

spot_img
spot_img

Një i mitur 7-vjeçar, i cili duhet të shkonte çdo ditë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë është braktisur nga nëna e tij dhe jo vetëm që nuk shkon në shkollë, por ai thotë se fle edhe rrugëve

Rasti është denoncuar në emisionin Stop, ndërsa fëmija thotë se nëna e tij e kalon gjithë natën jashtë duke pirë.

Edhe vetë i vogli është i ndërgjegjshëm, që për të kujdeset një komshije e quajtur Albana pasi e ëma kthehet pas mesnate dhe rri e pi në lokal.

Qytetari: Ku ishe?

Djali: Te lokali.

Qytetari: Ku po ikën?

Djali: Te shtëpia.

Qytetari: Ke njeri te shtëpia?

Djali: Jo!

Qytetari: Ku është mami?

Djali: Te Sinani.(lokali)

Qytetari: Ça po bën aty?

Djali: Po rri.

Qytetari: Po pi ë?

Djali: Po!

Qytetari: Ke qenë në shtëpi sot?

Djali: Jo!

Qytetari: Gjithë ditën rrugëve ë….

Por kush kujdeset për 7-vjeçarin kur nuk është nëna e tij në shtëpi?

Qytetari: Kush të ndërroi ty?

Djali: Albana.

Qytetari: Ishe bërë qull ti?

Djali: Po!

Qytetari: Po pse, ku u lage ti?

Djali: Në shi.

Qytetari: Ku e ke mamin?

Djali: Te Sinani. (lokali)

Qytetari: Po ça po bën aty ajo?

Djali: Po pi.

Qytetari: Ça po pi ajo?

Djali: Birra.

Qytetari: Po bukë kush të dha?

Djali: Albana.

Qytetari: Do flesh këtu sonte ti?

Djali: Po!

Qytetari: Shumë mirë! Ikëm neve. Nesër do shihemi prapë, mirë?

Djali: Mirë!

Qytetari: Natën e mirë!

Djali: Natën!

Banorët e njësisë 5 shprehen se u vjen keq, ndaj kujdesen ata për fëmijën. Janë pikërisht fqinjët e 7- vjeçarit që kërkojnë sistemimin e tij në një qendër ku të kujdesen për të.

Banori: Kemi ardhur këtu për një hall të madh, kemi një fëmijë të vogël që nuk e mban nëna e tij, rri çdo ditë nëpër lokale dhe nuk përkujdeset. Detyrimisht, unë me nusen time Albanën e mbajmë tek shtëpia jonë dhe i japin çfarë i do qejfi atij sepse nëna e lë pa bukë e pa veshje.

Gazetarja: Po ku shkon nëna?

Banori: Nëna shkon ku i do qejfi. Nuk punon fare, shkon nëpër lokale dhe bën qefin e vet.

Gazetarja: Po kush kujdeset për këtë fëmijë?

Banori: Ne, unë dhe Albana. Ne e kemi mbajtur 1 muaj, 2 këtu.

Gazetarja: Po nuk e kuptoj, ku shkon nëna?

Banorja: Nëna çohet në orën 4 pasdite dhe ikën ditën në lokal deri në 2-3 të mëngjesit.

Gazetarja: Po çfarë bën deri në orën 2 të mëngjesit?

Banorja: Pi.

Banori: Duhet të dërgohet tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” me rregulla, me gjëra sepse është një njeri i zgjuar, i edukuar vetëm se kjo e ka lënë 2 muaj pa shkollë sepse vjen në orën 3 të mëngjesit. E mbaj unë personalisht sepse më vjen keq sepse kam fëmijë. “Stop-in” e dua shumë, i dua të gjithë si Gentin, si Saimirin i dua në mënyrë shembullore sepse janë çuna të mirë dhe bëjnë.

Por çfarë thotë 7-vjeçari për “Stop”?

Gazetarja: Si quhesh?

Fëmija: Aleks.

Gazetarja: Sa vjeç je?

Fëmija: 7 vjeç.

Gazetarja: Në çfarë shkolle?

Fëmija: Tek “Vasil Shanto”.

Gazetarja: Ke vajtur tek shkolla?

Fëmija: Jo.

Gazetarja: Sa ditë ka që nuk ke vajtur tek shkolla?

Fëmija: 3 muaj. Nuk më çon mami.

Gazetarja: Pse nuk të çon mami?

Fëmija: Nuk i del gjumi, as mua nuk më del.

Gazetarja: Pse nuk i del gjumi mamit?

Fëmija: Vjen në 3 të natës.

Gazetarja: Po çfarë pune bën mami?

Fëmija: Nuk punon, pi. Gënjen kur thotë se bëj punë.

Gazetarja: Po për ty kush kujdeset?

Fëmija: Të tjerët, Albana. Ajo zonja aty.

Gazetarja: Kush të ushqen, kush të vesh?

Fëmija: U laga një ditë, më ndërroi Albana dhe pastaj mami ishte tek lokali, po pinte.

Gazetarja: Po mirë, në darkë ti nuk është se del rrugëve vetëm apo jo?

Fëmija: Dal.

Gazetarja: A nuk ke frikë?

Fëmija: Jo.

Gazetarja: Ku shkon ti?

Fëmija: Ja, këtu tek Albana. Flej aty përtokë tek ai tapeti. Më jep një jastëk që të vë kokën. Merr një batanije tek komishja tjetër dhe më mbulon.

Gazetarja: Ku? Hajde ma trego.

Fëmija: Flej këtu.

Gazetarja: Pra, Aleksi derisa të vijë mami ti qëndron këtu, pastaj kur vjen mami të merr?

Fëmija: Jo, nuk më merr.

Gazetarja: Ditën tjetër e takon mamin?

Fëmija: Ehh… Deri kur vjen mëngjesi këtu fle.

Gazetarja: Këtu të mban Albana?

Fëmija: Eh…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular