BallinaAktualitetArtan Cukut i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Kamzës, emri i tij...

Artan Cukut i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Kamzës, emri i tij i vendoset Pallatit të Kulturës

spot_img
spot_img

Pallati i Kulturës në Kamëz ka marrë emrin e ish-policit të vrarë, Artan Cuku, i cili është vlerësuar edhe me titullin “qytetar Nderi” i Kamzës.

Nga sot, Pallati i Kulturës së Bashkisë së Kamzës do të pagëzohet me emrin e nderuar të dëshmorit Artan Cuku.

Artan Cuku u vra në moshën 42-vjeçare, më 8 prill në vitin 2017 në  hyrje të pallatit të tij në rrugën e “Kosovarëve”, në Tiranë.

Artan Cuku ka mbajtur poste të rëndësishme ne Policinë e Shtetit ne një karriere 16 vjeçare. 42-vjecari u lirua nga policia në qershor të vitit 2013. Cuku ka qenë më herët zv.Drejtor në Policinë e Tiranës para se të emërohej Drejtor në Vlorë, ndërsa ka punuar edhe si shef krimesh në Tiranë, Shkodër e Fier.

Nga hetimet u provua se Mikel Shallari ekzekutoi Artan Cuku me 5 plumba. Ai ka statusin e dëshmitarit mbrojtur dhe u dënua me 10 vite burg, teksa pranoi të rrëfejë emrin e Bledar Jambellit personi që e pagoi për vrasjen e Cukut. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Jambelli u hakmor për një arrestim që Cuku i bëri në qytetin e Fierit si vrasës me pagesë në dhjetor të vitit 2012.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular