BallinaAktualitetUlje temperaturash dhe diell, si parashikohet moti për ditën e parë të...

Ulje temperaturash dhe diell, si parashikohet moti për ditën e parë të javës

spot_img
spot_img

Sipas MeteoAlb: Rrikthehet moti i qëndrueshëm në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, ku në orët e para të ditës do të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Por orët e mesditës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të dominojnë në të gjithë territorin Shqiptar. Po ashtu dhe në vijim vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave, këto në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosov

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirsh në të gjithë territorin. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës në Kosovë pritet që të kemi dobësim të vranësirave, duke bërë që kthjellimet të bëhen mbizotëruese në një pjesë të mirë të vendin.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV përgjatë gjithë 24_orëshit do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash gjatë paradites. Ndërsa në vijim parashikohet që vranësirat të largohen nga vendi duke rrikthyer kthjellimet.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugperëndimore do të përfshihet nga masa ajërore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Vijon Europa Lindore të jetë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shpeshta të dëborës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular