Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë ditën e nesërme grupin parlamentar të kësaj force politike. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 13:00 në selinë e Partisë Demokratike.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mblidhet në një kohë kur ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike, ndërsa Berisha si kreu i grupit të Rithemelimit është rikthyer në Partinë Demokratike pas vendimit të gjykatës.