BallinaKryesoreKriza në PD, Flamur Hoxha: "Rithemelimi" s’ka vullnet për bashkim, të anulojë...

Kriza në PD, Flamur Hoxha: “Rithemelimi” s’ka vullnet për bashkim, të anulojë zgjedhjet në struktura

spot_img
spot_img

“Nëse vazhdojmë kështu ndoshta edhe për një dekadë do jemi në opozitë”. Kjo është frika për të ardhmen e Partisë Demokratike, e deputetit Flamur Hoxha, në optikën e të cilit, selia blu vijon të tregojë mungesë vullneti për zgjidhjen e krizës.

“Jam skeptik për bashkimin duke parë tendencën e shumë anëtarëve të Komisionit të rithemelimit, që prevalon drejt interesave të ngushta për një parti demokratike”, u shpreh Hoxha.

Ndasinë e parë, ligjvënësi demokrat e sheh te procesi i nisur nga grupi i Rithemelimit që po zëvendëson drejtuesit lokalë. Sipas tij, ky proces po demonstron 2 tipare: përjashtim dhe braktisje.

 “Gjykoj dhe mendoj se është proces i njëanshëm që nuk bën bashkimin e PD. Fakti që vetëm një pjesë e vogël e PD mori pjesë në këtë proces, demostron që pakica i bashkohet këtij procesi. I referohem zgjedhjeve të djeshme në Fier. Nga rreth 5000 anëtarë të PD në këtë degë, morën pjesë vetëm 806 anëtarë, pjesëmarrja për zgjedhjet e kryetarëve të partisë është vetëm rreth 14%. Është proces i shpejtë, i nxituar dhe për mendimin tim duhet të anulohet.”, tha deputeti.

Flamur Hoxha thotë se grupi parlamentar, përfshirë Sali Berishën duhet të nisë në mënyrë imediate debatin e brendshëm, ku secili prej deputetëve, të parashtrojë zgjidhje. Propozimet e tij, i ka të qarta:

 “Nuk gjykoj që grupi parlamentar duhet të përjashtojë nga vetvetja. Çdo deputet duhet të ketë një platformë. Duhet të jemi koherentë në qëndrimet tona,ne bashkë ishim edhe pas 25 prillit, ku secili nga ne nuk mori përgjegjësitë dhe nuk bëmë një analizë për përgjegjësitë tona.Secili prej nesh duhet të largohet nga interesat personale. PD ka patur gjithmonë nevojë që të rinovohet, të jetë përtej interesave personale të atyre të cilët heshtën, dhe nuk dolën mbi veten për t’i dhënë një leksion PD për të qënë një parti e hapur sepse vetëm kështu PD mund të bëhet një forcë qeverisëse.”, tha ai.

Por a qëndron tek ai kushti që kapërcimi i ndarjes në dy grupime të Partisë Demokratike bëhet me largimin edhe të Berishës?

“Kjo është një pyetje që do kohë, reflektim dhe angazhim, por ajo që mund të them që mbetet kontribues dhe nuk më takon të bëj një përjashtim të tillë.”, tha deputeti. 

Takimet e Lulzim Bashës nuk i sheh me shqetësim, pasi sipas deputetit Hoxha, ato janë mënyrë për të qenë pranë demokratëve, dhe jo axhendë paralele e kryetarit të dorëhequr të PD, sic akuzohet nga grupimi Berisha.

“Të jesh pranë demokratëve, nuk do të thotë se i fryn zjarrin”, tregoi Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular