BallinaKryesoreOrjola Pampuri i përgjigjet Flamur Nokës: Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë...

Orjola Pampuri i përgjigjet Flamur Nokës: Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që ti mos i fryjë përçarjes

spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit pas deklaratave të lëshuar nga Flamur Noka i cili tha se bashkimi i demokratëve po pengohet nga Enkelejd Alibeaj.
Orjola Pampuri shprehet se Flamur Noka po gënjen dhe mashtron në emër të deputetëve të PD-së.

Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimim e demokratëve. Askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes“, u shpreh Pampuri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular