BallinaKronikeGrabitet posta në Kamzë, policia ngre pika kontrolli

Grabitet posta në Kamzë, policia ngre pika kontrolli

spot_img

Një pikë poste në Kamzë është grabitur pasditen e së hënës. Mësohet se grabitja ka ndodhur rreth orës 14.20 te filiali i Postës Shqiptare, përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova.

Një person me kapuç, i cili dyshohet se kishte një pistoletë të vogël lodër, është futur në postë dhe i ka marrë pa dhunë sportelistes 100 mijë lekë të reja. Më pas është larguar në këmbë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ndërsa vijon krehja e zonës dhe kqyrja e kamerave për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.”  /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular