Partia Socialiste ka vendosur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të mos përjashtojë Ornaldo Rakipin, pas shpalljes non grata nga SHBA të babait të tij Aqif Rakipi, që automatikisht sanksionon dhe vetë atë.
Burime bëjnë me dije se socialistët ata kanë dalë në përfundimin se përgjegjësia e Rakipit në këtë rast është personale.
Gjates fjalës se tij kreu i grupit parlamentar gjatë mbledhjes i cili ka deklaruar se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë dhe se i respektojnë gjithmonë vendimet e SHBA-ve
“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta.
Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik’, është shprehur Balla.