Teksa frika për përdorimin e armëve bërthamore intensifikohet, ekspertët kanë vlerësuar se algat e detit janë çelësi për mbijetesën e racës njerëzore në rast të një fatkeqësie të madhe.
Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka krijuar një udhërrëfyes që do të ndihmojë banorët e tokës t’i mbijetojnë një sulmi të tillë.
Sipas tyre, ajo e cila mund të çojë në pasoja fatale për planetin, nuk është vetë shpërthimi, por ndikimi i tij në të mbjellat, raportoi Express.co.uk.
“Ne po përpiqemi të promovojmë gatishmërinë, një kulturë e përgatitjes së institucioneve, qeverisë dhe kompanive për një lloj katastrofe globale që është lënë pas dore”, tha Juan García Martínez, nga Aleanca për të ushqyer Tokën në Fatkeqësi.
Menjëherë pas ndodhjes së katastrofës, akademikët vërejnë se njerëzit do të vareshin shumë nga ushqimet e ruajtura dhe të trashëguara, si mallrat e konservuara.
Ata vlerësojnë se bota ka furnizime të cilat do të shterohen me shpejtësi në rast të një fatkeqësie bërthamore. Peshqit, të cilët ka të ngjarë të zgjasin më shumë se kafshët në tokë, duhet të shfrytëzohen menjëherë.
Për lëndën ushqyese, ekspertët rekomandojnë që të instalohen ferma me alga deti, pasi kërkon pak diell dhe mund të mbrohet nga rrezatimi.
Alga deti është e pasur me antioksidantë dhe përmban disa vitamina duke përfshirë A, C dhe E, së bashku me pigmente mbrojtëse.
Ai gjithashtu përmban jod, i cili është një lëndë ushqyese kryesore që përdoret për të parandaluar ndikimet më të këqija të rrezatimit bërthamor, duke e bërë atë një kulturë të përsosur për t’u rritur në një skenar të tillë.