BallinaAktualitet“Humba rininë, më vdiq babai dhe s’e pashë”, shqiptari i dënuar në...

“Humba rininë, më vdiq babai dhe s’e pashë”, shqiptari i dënuar në Maqedoni: S’kam bërë asnjë faj

spot_img
spot_img

gim Islami është një nga shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut për rastin Alfa, ngjarja e ndodhur në vitin 2008 në Shkup ku makina e skuadrës policore Alfa u sulmua me armë, duke shkaktuar vdekjen e 1 polici dhe plagosjen e 2 të tjerëve.
Prej 14 vitesh Agim Islami tashmë vuan dënimin me burg përjetë, por ai thotë se është i pafajshëm dhe është dënuar vetëm sepse është shqiptar. Bashkë me të u dënua edhe shqiptari tjetër Rexhail Qerimi, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në burg pak muaj më parë.

Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me Agim Islamin brenda burgut të Idrizovës në Shkup në Maqedoninë e Veriut.

Agim Islami thotë se pret vetëm drejtësi dhe ka shpresa që tashmë çështja e tij mund të hapet përsëri për rigjykim, sikurse thotë ai, sepse provat me të cilat është dënuar janë të dyshimta dhe të pamjaftueshme.

Më shumë se çdo gjë, ai thotë se në 14 vite që ndodhet në qeli, brenga më e madhe e tij është që humbi rininë dhe nuk pa babain, që ndërroi jetë pak kohë më parë. Ai nuk pati mundësinë as që t’i shkonte në varrim për ta përcjellë në banesën e fundit.

Spartak Koka: Cila është brenga më e madhe që keni në këto 14 vite?

Agim Islami: Brenda më e madhe është që humba rininë, babai më vdiq unë nuk e pashë. U sëmurë, për këtë rast se nuk mundi të më nxjerrë nga këtu, e dinte që jam i pafajshëm. U sëmurë dhe vdiq. Unë as në varrim nuk kam qenë.

Spartak Koka: Cila ka qenë marrëdhënia juaj me babain?

Agim Islami: Si mundet ta përshkruaj babë e bir. Një baba ta shohë djalin e vetë në burg pa asnjë faj. Nuk mund të përshkruhet.

Spartak Koka: E përjetuan keq familjarët këtë pjesë?

Agim Islami: Si ndihem unë, ndihen edhe ata. Nuk janë të lirë as ata. Mua më kanë mbyllur në burg pa pikë faji, pa bërë asnjë faj në jetë, asnjëherë në jetë, dikush të dalë e të thotë që Agim Islami më ka bërë një keqe më të vogël, nuk ka.

Spartak Koka: Po nëna si e ka pritur?

Agim Islami: Nëna, sa herë që flasim vetëm qan. Patjetër e kam ta gënjej t’i them do më lirojnë nesër, do më lirojnë pasnesër, që do bëhet mirë, do dalë e drejta.   /tvklan.al

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular