Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi mbrëmjen e sotme rritje të pagës minimale me 50 euro.
Mitsotakis deklaroi se nga 1 maji paga minimale do të rritet me 50 euro, nga 663 euro në 713 euro, shkruan protothema.gr.
Kryeministri grek njoftoi gjithashtu rritje të asistencës sociale me 31 euro.
“Në çdo vështirësi do të jem pranë jush”, u premtoi Mitsotakis qytetarëve grekë.
Kjo është hera e dytë brenda vitit që qeveria greke rrit pagën minimale, duke e ccuar rritjen totale të 9,7% për këtë vit.