Nga Bujar Leskaj
Parlamenti i parë shqiptar dhe deputetët e Vlorës
Si sot, 101 vjet më parë, në 21 prill 1921, u çelën punimet e parlamentit të parë shqiptar, duke shënuar kështu fillimin e historisë së parlamentarizmit në Shqipëri, pas Shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 dhe Kongresit të Lushnjes në 1920.
Në 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, Parlamentit të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli gjatë zgjedhjeve të zhvilluara në muajt shkurt- mars.
Në seancën e parë parlamentare morën pjesë 56 deputetë që formonin shumicën e deputetëve të ardhur nga 78 që kishte gjithsej.
Deputetët ishin zgjedhur me votim të tërthortë dhe 12.000 banorë përfaqësoheshin nga një deputet në parlamentin e zgjedhur në 5 prill 1921.
Deputetët e Prefekturës së Vlorës në parlamentin e parë ishin: Ibrahim Xhindi, Osman Haxhiu, Qazim Kokoshi (më vonë Qazim Koculi), Spiro Jorgo Koleka.
Në zgjedhjet për parlamentin e dytë shqiptar në 27 dhjetor 1923, edhe këto me votim të tërthortë, ku një deputet përfaqësonte 8000 banorë, Vlora përfaqësohej nga deputetët: Ekrem Vlora, Ibrahim Xhindi, Qazim Koculi, Mustafa Trajazi, Spiro Jorgo Koleka, Sif Kedhi.
Respekt për të gjithë deputetët e parlamentit të parë shqiptar!