BallinaAktualitetTensioni i Berishës me Alibeajn, reagon Shoqata Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Politik...

Tensioni i Berishës me Alibeajn, reagon Shoqata Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Politik Demokrate të Shqipërisë

spot_img
Perplasja mes ish-kryeministrit Berisha duke e spostuar nga foltorja kreun e Grupit te PD Elibeaj ka bere qe te reagoje dhe Shoqata Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Politik Demokrate të Shqipërisë
DEKLARATË PËR MEDIA
Shoqata Antikomuniste e Ish- të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, ka ndjekur me shqetësim seancën plenare sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë zhvillimeve në këtë seancë, u paraqit një situatë e pazakontë në folësen e Kuvendit, ku kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Shqipërisë zoti Enelejd Alibeaj e kishte të drejten e fjalës para Kuvendit, ndodhi një gjest i shëmtuar dhe burracak.
Një deputet i Kuvendit dhe ish-kryeminister dhe përfitues nga votat e shtresës tonë, ndërhyri forcërisht dhe në shkelje te rregullave parlamentare dhe etikes ku cenoj zotin Alibeaj për te vazhduar fjalen e tij.
Denojmë me forcë aktin dhe gjestin e kryer ndaj njërit prej nesh sic është figura e nderuar e zotit Alibeaj pjesë e shtresës tonë të ish- të perndjekurve politik, i lindur në internim, me familjare të burgosur politik dhe të pushkatuar nga regjimi komunist, drejtëpërdrejt nga ky gjest primitiv jemi të cënuar edhe ne.
Politika e ushtruar nën instrumentat e dhunës, përçarjes dhe linçimit publik duhet të marrë fund dhe shoqëria shqiptare duhet të shkëputet përgjithmonë nga e shkura duke u angazhuar vetem me vlerat pro euroatlantike dhe të ardhmes.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular