Gjok Jaku ka reaguar disa ditë pas dorëheqjes nga posti i prefektit të Lezhës.
Deklarata
Miqtë e mi!
Pergjatë gjithë këtyre ditëve, pasi u largova me dorëheqje nga puna, kam patur një numër të madh reagimesh, mesazhe në të gjitha mjetet e komunikimit, reagim miqësor që më bëri të ndjehem kaq mirë. Një pjesë e tyre zgjodhen të komunikonin permes fb.të afishohen në mbështetjen e tyre, një pjesë permes sms “në privatësi”, por siç ndodh rendom një pjesë e bashkëpunëtorëve “u fshehen” për arsye të cilat unë siguroj që dhe i mirkuptoj por do t’ju kujtoj një shprehje popullore “kur mu dogjen mullarët, njofta ndrikullat dhe kumbarët”.
I nxitur nga disa aludime por dhe pse-ja e ngritur nga miqtë e ndjekësit, si njeri me aktivitet mjaftueshëm publik por dhe si detyrim ndaj jush e shumkujt që më ka mbështetur në 30 vjet, në të mirë e në situatën që kam kaluar, ndjej detyrimin të sqaroj disa momente.
Së pari, karriera ime është mbeshtetur kryesisht në garën, kam garuar në 5 raste e kam fituar 4 prej tyre, falë mbështetjes komunitare por sjelljes time me pushtetin e fituar prej tyre. Kurrë nuk harrova se ky pushtet “duhet ndarë” me ata që më besuan e duhet sillem me perulje ndaj njerezve, të jetoj me to e njësoj si ato, besimi i dhënë permes votës duhet respektuar deri në fund në kohë, filozofinë e moralin që je votbesuar.
Së dyti, nuk jam terhequr se ma ka diktuar dikush se nuk kam pranuar kurrë të diktohem e as lejoj të “mbaj hunden” në gishtat e dikujt, liria ime është gjëja më e shenjtë dhe e shtrenjtë për të cilën u angazhova në vitin ’90 e në vijim.
Për ata që nuk e dinë unë kam dhënë dorëheqje nga funksioni dhe në 4 raste të tjera në vitet ’91, 2000, 2008 dhe 2011, ç’ka do të thotë për mua kurajo dhe aspak “lidhja pas karriges” si qëllim, madje më është bërë sport tanimë. Si dhe herët tjera as kësaj radhe nuk jam larguar për diçka më të madhe, as fare, as për ndonjë kompromis “nën mëngë”, nuk pres asgjë nga askush.
Gjatë ushtrimit të detyrës kam denoncuar me shkrim e me gojë, në media fenomene që demtojnë mjedisin tonë shoqëror, perspektiven e zhvillimit të qëndrueshëm etj, janë aty në dokumente e protokolle qëndrimi im për masakrën mjedisore në lumin Mat, Drin, në bregdetin nga Shengjini në Tale e Patok, luftën pa kompromis ndaj kultivimit të bimëve narkotike, sjelljen morale të administratës ndaj qytetarit e punës…
Mirëpo kjo qasje imja ndaj këtyre problemeve me siguri “ka prish gjumin” e ndokujt që realitetin e sheh vetem permes elozheve në rrjetet sociale të punësuarve në administratë që bëjnë vetëm këtë punë.
Mua s’më rri mirë kostumi i njeriut të bindur, të perulur para arrogancës që herë herë pushtetarët manifestojnë.
Për mua ligji, e mira publike dhe e individit janë parimet më të larta që më kanë udhëhequr në punë dhe jo filozofia e repartit politik. At Zef Pllumi thotë ” Atdheu nuk janë malet, fushat e prrojet kot. Atdheu është e drejta jote, familja, nderi yt, puna e djersa jote…”
Miqtë e mi!
Duke ju falenderuar pafund sejcilin prej jush, emër për emër, për mbështetjen, komunikimin, reagimin miqësor e inkurajues, mbetem gjithnjë një mik por dhe një zë aktiv bazuar mbi parimet e mia morale e të lirisë, eksperiencës për të vijuar aktivisht jetën publike në hapin e radhës.
I madhi Konica thoshte: “Shqiptari asht por s’din me thanë jam”. Ajo që unë di është të mos hesht e t’mos ndaloj.
Vijon…