Manchester City 4-3 Real Madrid /
7 gola dhe një nga netët më emocionuese të këtij sezoni në Champions League. Gjysmëfinalja e parë mes Manchester Cityt dhe Real Madrid përfundoi 4-3, në Etihad Stadium. Emocione, lojë e shpejtë dhe mbrojtje që lënë për të dëshiruar ishte krejt çka u pa pak a shumë sonte në këtë 90 minutësh.
Edhe pse historia flet dukshëm për spanjollët pasi e njohin mirë këtë kompeticion, miliarderët vendas nuk deshën t’ia dinin për këtë.
Në minutën e dytë është Kevin de Bruyne që tregohet i saktë me kokë, duke kaluar ekipin e tij në avantazh.
Vinicius del mirë nga krahët në minuten e gjashtë, por e ka të pamundur të bëjë diçka, me topin që i merret nga vendasit.
Në të 10-ten, Jesus dyfishon shifrat. I gjendur shumë pranë portës, nuk mund të gabonte. Courtois u përpoq të dilte nga porte, por ishte tepër vonë, pasi braziliani u tregua më i aftë, duke goditur shumë shpejt.
I menjëhershëm ishte reagimi i djemve të Ancelottit, që pas 3 minutash ngushtojnë shifrat me Vinicius.
Anglezët në të 74-tën “përshendetin” rrjetën sërish. Gjithçka nis nga këmbët e Silvas, futbollist ky që nga distanca realizon një gol shumë të bukur.
Në minutën e 83-të, Laporte prek topin me dorë dhe jepet penallti për miqtë. Ekzekutim perfekt i Benzemas, me shanset për portierin rival që janë praktikisht zero.
Takimi i kthimit do luhet me 4 maj. Kush do ia dalë të shkojë në finale? Mbetet të shihet…