Zoti Ylli Ndroqi informon se ka paraqitur kërkesën me shkrim pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ku kërkon rishikimin e vendimit të renditjes së tij në listën e të sanksionuarve.
Dokumentat janë paraqitur këtë të martë sëbashku me argumentet përkatëse.
Në këtë kërkesë Z. Ndroqi:
-Kundërshtoi kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij;
-Kërkoi që të respektohej e drejta e tij që të ballafaqohet me elementët e dosjes;
-Informoi Departamentin e Thesarit të SHBA-së për gatishmërinë e tij për një seancë dëgjimore;
-Dokumentoi me prova të pakundërshtueshme shkeljet ligjore dhe falsifikimet e kryera ndaj tij në Shqipëri;
Zoti Ndroqi zotohet që të informojë publikun për ecurinë e këtij procesi me DASH-in.
Materiali është dorëzuar konform kërkesave dhe procedurave të parashikuara nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.