Përfundon numërimi i votave për kryetarin e ri të PD Bulqizë.
Nga 2100 anëtarë kanë votuar 1037 anëtarë.
Kandidati fitues është shpallur Fatos Hoxha i cili ka marrë 587 vota, ose 56.3%.
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Bulqizë.
Pas numurimit të fletëve të votimit, ndërmjet 2 kandidaturave, Kryetar i PD Bulqizë u shpall, z. Fatos Hoxha me 56.6% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.