Deputetja Oriola Pampuri, ka folur në lidhje me situatën brenda PD-së, duke thënë se duhet të merreshin më shumë me mazhorancën dhe jo me problemet e tyre.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Pampuri u shpreh se konfliktet brenda PD duhet të zgjidheshin brenda tyre.
Oriola Pampuri: Ka pasur përgjatë këtyre muajve që ne kemi këtë konfliktin e brendshëm. Ne nuk duhet të merreshim kaq fortë me problemet tonë, patjetër që problemet tona duhet të diskutoheshin, por vlen të diskutohen brenda një qarku më të ngushtë. Thelbi i të gjithë debatit tonë duhet të ishte përballja me mazhorancën, një mazhorancë me themele kaq të dobëta. Duhet të merremi me të dhe jo me veten.
Ajo tha se debati brenda PD-së duhet të stopojë, ndërsa theksoi se misioni i tyre politik duhet të jetë në të mirë të qytetarëve.
Oriola Pampuri: Kemi hyrë në politik dhe këtë e kemi të gjithë mision. Dhe ky mision është në të mirë të qytetarëve. Ne duhet të jemi aty për ata. Nëse ne mendojmë për ta duhet që kjo të stopojë këtu dhe të mos vijoj më, pra të mos ketë përçarje. Ajo që ka ndodhur brenda PD-së nuk duhet të shkonte deri këtu.
Nëse ne kërkojmë bashkimin e bazës, fillimisht duhet ndodhte në qendër. Ata ndikohen nga qendra. Gjithçka nisi nga lart. Çdo gjë që ndodh në qendër, gjithçka reflektohet atje poshtë. Nëse do të ketë bashkim, sigurisht do të shkojë në mënyrë kapilare në të gjithë qarqet
Më tej ajo tha se platforma që prezantoi Enkeljed Alibeaj është propozuar nga disa deputetë dhe sipas saj qëllimi i kësaj platforme ishte bashkimi i demokratëve.
Oriola Pampuri: Platforma që prezantoi Alibeaj, nuk e ka hartuar vetë. Ajo platformë është propozuar nga të gjithë deputetët që janë përmendur me emra. Ishte një platformë që sugjeronte që të stopohej ky proces, të krijoheshin dy grupe përfaqësuese që të rifillonin një proces probashkues, e në fund të finalizohej me një Kuvend të përbashkët. Nuk është çështja me zgjedhë, por me bashkuar.
Ndër të tjera ajo tha se Kuvendi i 30 dhjetorit nuk është probashkues.
Oriola Pampuri: Kjo është problemi ynë, nuk ishte problemi me heqë disa e me vënë disa të tjerë. Kuvendi më 30 prill, nuk është probashkues.