BallinaAktualitetE bija e bosit grek tregon detaje tronditëse nga vrasja e të...

E bija e bosit grek tregon detaje tronditëse nga vrasja e të atit: Autorët do na ‘shuanin’ të gjithëve, ja si u fshehëm

spot_img
spot_img

E bija e bosit grek, Giannis Skaftouros, që u vra në sy të familjarëve ditën e Pashkëve i ka cilësuar atentatorët e babait, si gjakftohtë që mbjellin vdekjen.

Katerina Skaftourou ka thënë se ka parë të paktën 3 autorë në hyrje të oborrit të shtëpisë së tyre, ndërsa babain e kanë gjetur të vdekur e të mbuluar me gjak.

“Kam parë 3 persona me kallashnikov. Nëna ime kujton 4 persona . Ishim në panik. Nuk dëgjuam asnjë makinë. Ata u hodhën nga gardhi, na thanë ‘uluni’ dhe bërtitën ‘Jani, Jani’. Nëse nuk do ta gjenin do të na vrisnin të gjithëve. Erdhën për të vrarë pa menduar për humbjet”, përshkruan vajza e biznesmenit 55-vjeçar dhe kujton se në ato sekonda dramatike pranë të atit ishte edhe nipi i saj vetëm 3 vjeç .

Njëkohësisht ajo thekson se gjithçka ka ndodhur në më pak se një minutë , ndërsa zjarrit të ekzekutorëve nuk i kanë shpëtuar as motra e as vjehrri i vëllait.

“Gjithçka u bë në 30 sekonda. Babai u ngrit, u largua nga ne dhe ata e vranë . Asnjëri prej nesh nuk iu përgjigj zjarrit. “ Në fillim menduam se ishin oficerë policie që na sulmuan ”, thotë Katerina Skaftourou për protothema.gr dhe tregon se vëllezërit e saj, që ishin 500 metra larg shtëpisë , nuk panë asnjë makinë të lëvizte në mënyrë të dyshimtë në momentin e ekzekutimit. Sipas informacioneve, makina e lënë nga autorët në zonë drejtohej nga ekzekutorët që vranë gjakftohtësisht Giannis Skaftouros.

Dy kamerat e tjera, të cilat shihen në video nga një kamera sigurie duke u larguar nga Skourta me shpejtësi marramendëse, vlerësohet se kanë vepruar si një grup mbështetës për ekzekutorët.

Për këtë arsye, numri i personave që morën pjesë në operacion mund të kalojë gjashtë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular