Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit të PD se figurat e njohura politike të cilat janë larguar në 8 vitet e fundit nga selia blu janë të mirëpritur të rikthehen në parti. Ai zbuloi se mund të rikthehet Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Rudina Hajdari dhe Majlinda Bregu
“Do të ketë një listë që do t’i dërgohet Kuvendit për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Ka emra të tillë, në këtë listë për shembull është Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet jo vetëm me listë por si të dëshirojë, ex officio.
Bregu dhe Patozi? Zonja Bregu është në një funksion… nuk e di a e lejojnë. A do të ketë një ftesë? Sigurisht që do të ketë. Patjetër që është e hapur, edhe z. Patozi, edhe Rudina Hajdari, e cila u largua dhe u kthye. Të gjithë ata që për një motiv apo për një tjetër janë larguar janë të mirëpritur” – tha Berisha.