Të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e tyre në një Shqipëri të vërtetë europiane!”. Me kete apel, Presidenti Ilir Meta u ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, vogëlushëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, qe i ka pritur paraditen e sotme ne Presidence.
Ai ka pritur vogëlushë dhe vogëlushe me rezultate të shkëlqyera në mësime nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë, me rastin e Festës së tyre, 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Presidenti i Republikës në një atmosferë të bukur festive, u përshëndet nga afër me fëmijët e dalluar, të cilët kishin mbushur kopshtin e Institucionit, duke bashkëbiseduar ngrohtësisht me ta si dhe duke u uruar atyre përzemërsisht Festën.
Presidenti Meta dhe të pranishmit e shumtë ndoqën koncertin e festiv me këngë e valle nga muzikantët e vegjël të Ansamblit “Shqiponja” dhe recitime kushtuar 1 Qershorit nga vogëlushët dhe vogëlushet e talentuara.
Presidenti i Republikës theksoi se: “Mbështetur në ëndrrat shumëngjyrëshe të fëmijëve, çiltërsinë dhe dashurinë e tyre të pamatë, të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e tyre në një Shqipëri të vërtetë europiane”
Kreu i Shtetit shprehu urimet më të përzemërta e të ngrohta për të gjithë fëmijët shqiptarë, por dhe për prindërit e mësuesit dhe edukatoret tyre në këtë ditë të gëzueshme si dhe shpërdau certifikata nderi për disa nga nxënësit, që morën pjesë si sipërmarrës të vegjël në projektin “Biznesi im” të Shkollës “Hasan Koçi”, në Shkozet të Durrësit.